Ndeshja e parë e vitit në Serie A ishte mes Venezia-s dhe Milani-t.
Rossonerët e filluan shumë mirë këtë vit, duke mposhtur Venezia-n me rezultat 0:3.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Milan-i, të cilët mund të shënonin edhe më shumë gola, po t’i shfrytëzonin mundësitë e tyre.
Ndeshja filloi shumë mirë për rossonerët, pasi Zlatan Ibrahimovic shënoi për epërsinë prej 1:0 në minutën e dytë.
Minutat e tjera të mbetura në pjesën e parë, ishin pa gola por me shumë mundësi për kuqezinjtë.
Goli i dytë erdhi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 48-të me anë të Theo Hernandez.
Në minutën e 58-të, Venezia mbetën me 10 lojtarë, pasi Michael Svoboda u ndëshkua me karton të kuq.
Goli i tretë, dhe i fundit i ndeshjes, u shënua në minutën e 59-të, nga Theo Hernandez, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Milan radhiten në pozitën e parë me 48 pikë, dy më shumë se Inter-i, megjithatë, nerazzuri-t kanë dy lojë më pak se rossonerët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel