Sport

“Nuk ka numër një ose dy, Sainz dhe Leclerc janë të barabartë”


Me ndryshimet e rregullave në Formula 1 nga viti i ardhshëm, asgjë nuk mund të parashikohet.

Më e përfolura në media është Ferrari, e cila thuhet se po përgatitet për të bërë rikthimin e madh në krye të këtij sporti, pas disa viteve shumë të dobëta.

Kokëkuqja ka dy vite që po përgatit makinën për vitin 2022, duke anashkaluar pak a shumë makinat e viteve të fundit, edhe pse këtë vit siguroi vendin e tretë në garën për konstruktor.

Me italianët që priten të kthehen në garë për çmimet më të mëdha, pikëpyetja më e madhë që ngritet është se kush do të jetë numrin një i skuadrës – kuptohet nga pilotët.

Mirëpo, shefi i Ferrari-t, Mattia Binoto ka thënë që të dy pilotët e kokëkuqes do të kenë një status të barabartë.

Rezultatet gjatë kampionatit dhe nevoja për alternim pastaj do të jetë vendim i skuadrës.

Derisa sa Carlos Sainz bindi shumë në vitin e parë me Ferrari-n, viti i Charles Leclerc u karakterizua nga fati i keq që solli dy tërheqje nga gara që ndryshuan gjithçka.

Sipas Binotto-s, të dy pilotët do të jenë në luftë për titull dhe kush është më afër në fund të sezonit padyshim që do të ketë edhe ndihmën e shokut të skuadrës.

“Pista vendosë gjithçka”, tha Binotto, “prioriteti do të jetë gjithmonë skuadra, pastaj çka ndodhë gjatë sezonit do të vendos një hierarki në skuadër”.

Sezoni i Formula 1 për vitin 2022, fillon më 20 mars me garën e Bahrain.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore