Sport

Sir Lewis Hamilton


Lewis Hamilton ka pranuar sot kalorësinë e tij nga Princi i Uellsit, në kështjellen Windsor.

36-vjeçari u nderua me kalorësi pas fitimit të titullit të shtatë kampion në F1 që e barazoi me Michael Schumacher.

Piloti i Mercedes ishte shumë afër titullit të tij kampion të dielën në Abu Dhabi, por ai e humbi pozitën e parë në xhiron e fundit nga Max Verstappen.

Hamilton do të kthehet sezonin tjetër në tentativën e radhës për të arritur rekordin absolut në sportin më të shpejtë në botë.

Një tjetër britanez do të jetë krah tij te Mercedes-i, talenti i lartëvlerësuar, George Russell.

Hamilton u shfaq sot në Windsor Castle së bashku me mamanë e tij, Carmen, që ishte e pranishme në ditën e madhe për djalin e saj.

Sir Lewis është piloti i katërt i F1 që nderohet me kalorësi, pas Sir Jackie Stewart, Sir Stirling Moss dhe Sir Jack Barbham.

Të enjten, Hamilton do të jetë i pranishëm në ndarjen e çmimeve sezonale nga FIA në Paris, krah kampionit Max Verstappen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore