Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Podgoricë, për të përkrahur ekipin e futbollit kombëtar të shtetit të tij.
Erdogan do të jetë i pranishëm “Podgorica City Stadium”, të martën në mbrëmje për të ndjekur nga afër ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, në të cilën Turqia do të ballafaqohet me Malin e Zi.
Ky takim do të jetë tejet i rëndësishëm për Turqinë, pasi që në rast të fitores do të siguronin vendin e dytë, por ka gjasa që edhe të parin në Grupin G.
Turqia momentalisht renditet në vendin e dytë të këtij grupi, me 18 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia e vendit të tretë, ndërsa Holanda gjendet në vendin e parë, me 20 pikë.
Holanda dhe Norvegjia do të ballafaqohen mes tyre në ndeshjen e fundit kualifikuese, që do të thotë se në rast se Turqia fiton ndaj Malit të Zi, atëherë do të siguronte vendin e dytë në këtë grup.
Por, jo vetëm kaq, pasi që në rast se Norvegjia arrin ta mposhtë Holandën, atëherë kombëtarja e Turqisë do të zinte vendin e parë në grup, që do të thotë se do të kualifikohej direkt për në Katar.
Në të kundërtën, çdo rezultat tjetër te ndeshja Holandë – Norvegji, do ta poziciononte Turqinë në vendin e dytë (nëse fitojnë ndaj Malit të Zi).
Ndeshja Mali i Zi – Turqia, do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi