Katër sfida do të luhen të shtunën në Ligue 1 franceze. Përkatesisht një ndeshje në orën 17:00, një në 19:00 dhe dy në 21:00.
Ndeshjet do të luhen për llogari të javës së tetë në Ligue 1. Pikërisht katër duelet e të shtunës do të hapin javën e tetë.
Ndeshja e parë do të luhet në “Stade Geoffroy Guichard”. Saint-Etienne vendas do të presë Nice-n. Pas shtatë javëve të para, vendasit kanë vetëm tre pikë në renditje. Për miqtë janë 10 pikë në gjashtë javë.
Ndeshja e dyte do të jetë ajo mes Strasbourg-ut dhe Lille-s. Sfida do të luhet në “Stade de la Meinau”. Pas shtatë javësh të luajtura, vendasit kanë 10 pikë dhe miqtë tetë pikë.
Dy ndeshjet e fundit të së shtunës në Ligue 1 janë ato mes Lyon-it dhe Lorient-it, si dhe PSG-së me Montpellier-in.
Në “Groupama Stadium”, Lyon-i pret Lorient-in. Të dy skuadrat në kampionat pas shtatë javësh, kanë përkatësisht 12 pikë miqtë dhe një pikë më pak vendasit.
Në “Parc des Princes”, PSG-ja do të jetë pa Lionel Messi-n në përballjen me Montpellier-in. Vendasit janë e vetmja skuadër në kampionat që kanë pikët e plota, 21, pas shtatë javëve të para. Për miqtë janë nëntë pikë në renditje.
Ligue 1 do të vijojë me ndeshjet e mbetura të javës së tetë të dielën. Bordeaux – Rennes, Reims – Nantes, Troyes – Angers, Brest – Metz, Clermont – Monaco dhe Marseille – Lens.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi