Sport

La Liga mbyll javën e gjashtë të enjten, në fokus Barcelona


Gjatë javës së gjashtë në La Liga kemi parë shumë ndeshje të mira, me gola të shumtë dhe rikthime në sekondat e fundit.

Atletico Madrid, Real Madrid dhe Sevilla bën hap të madh drejt tre pikëve, deri sa Valencia dhe Athletic Bilbao lëshuan terren të rëndësishëm.

Sot, në tentativë për t’u bashkangjitur me pozitat në krye janë Real Sociedad dhe Barcelona.

Pikërisht të parët, e nisin edhe ditën me ndeshjen e orës 19:30.

Në “Los Carmenes”, ata udhëtojnë për t’u përballur me Granada-n që ende nuk ka gjetur fitoren e parë këtë edicion.

Granada vjen pas një barazimi të madh në “Camp Nou”, kurse Real Sociedad po ashtu vjen pas një barazimi të vyer përballë Sevilla-s.

Një fitore do t’i ngjiste baskët në vendin e tretë, kurse Granada me një pikë do të largohej nga zona e ftohtë.

Në të njëjtin orar, Osasuna pret Betis-n në Pamplona.

Osasuna me një fitore eventuale, të paktën përkohësisht do të ngjitej në zonën Champions, deri sa Betis-i me tre pikë do të afrohej me zonën Europa League, që është edhe synimi i tyre çdo vit.

Kurse, në orën 22:00, në “Nuevo Mirandilla” të Cadiz-it, mbyllet java e gjashtë në La Liga.

Cadiz-i pret Barcelonën jashtë forme.

Vitin e kaluar, skuadra e verdhë ndali Barcelonën dy herë, një herë e mundi dhe një herë barazoi.

Të njëjtën ata shpresojnë ta bëjnë edhe sot.

Barcelona në anën tjetër ka presionin e rezultatit, sepse edhe një hap tjetër fals sot do t’i linte shumë prapa në synimin e tyre, titullin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore