Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka folur për gjendjen financiare të klubit madrilen, Real Madrid-it.
Ai ka thënë se klubi i Florentino Perez është shumë mirë financiarisht.
“Real Madrid-i nuk është në krizë, janë gënjeshtra”, u shpreh Tebas.
“Ata kanë kursyer shumë, dhe kanë qenë klubi i vetëm që ka pasur profit pozitiv gjatë pandemisë”.
Klubi madrilen tash e disa vite ka një synim, dhe emri i tij është Kylian Mbappe.
Madje, këtë verë, madrilenët erdhën shumë afër transferimit të tij, por PSG habiti të gjithë duke refuzuar 220 milionë euro.
Por, përveç Mbappe-s, në radarin e madrilenëve është edhe Erling Braut Haaland.
Sipas Tebas-it, Real Madrid-i mund t’i përballojë transferimet e të dy futbollistëve.
“Ata kanë para”, tha Javier Tebas, “edhe Mbappe-n edhe Haaland-in, Real-i ka para për të dy”.
Përkundër marrëdhënieve jo të mira me Perez, Tebas punon për ligën, dhe arritja e dy yjeve si Haaland dhe Mbappe në Spanjë do të ishte një gjë e madhe.
Mbappe-n madrilenët synojnë ta transferojnë me parametra zero, pasi kontrata e tij skadon verën tjetër.
Kurse, sa i përket Haaland-it, në kontratën e tij, klauzola e lirimit është 70 milionë euro, e në luftë për shërbimet e tij do të jenë plot skuadra.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel