Sport

Dalot shumë afër Dortmund-it


Diogo Dalot është shumë afër që të bashkohet me skuadrën gjermane, Borussia Dortmund.

Dalot nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë që nga transferimi i tij te Manchester United tre vite më parë.

Borussia Dortmund po e kërkon atë, dhe ata janë besimplotë se do të sigurojnë shërbimet e tij.

Mirëpo, Dalot do të largohet nga United kur djajtë e kuq të gjejnë një tjetër mbrojtës të djathtë.

Me vetëm tre ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e merkatos, kjo lehtë mund edhe të mos ndodhë.

Dortmund-i e dëshiron Dalot-in në huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Manchester United është pajtuar me këtë gjë, por ata medoemos duhet të gjejnë një tjetër mbrojtës të krahut të djathtë.

Përveç Dortmund-it, interes kanë shfaqur edhe Bayern, dhe Milan, ku Dalot kaloi sezonin që shkoi në huazim.

Se ku do të jetë e ardhmja e portugezit, do të kuptohet shumë shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore