Sport

Talenti kosovar transferohet në Porto


Gentrit Salihu

Mesfushori 18 vjeçar, Gentrit Salihu ka nënshkruar kontratë me gjigantin portugez Porto.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Porto-s, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, mirëpo nuk janë dhënë më shumë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.

Salihu gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Besës së Pejës, ku kishte zhvilluar 29 paraqitje duke shënuar 2 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore