Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjormë.
Përkatësisht bëhet fjalë për shtetasin B.S., 42 vjeç, banues në fshatin Gjormë.
42-vjeçari dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjormë, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte. Konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B. M dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S. Xh.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Më herët një 73-vjeçar në Mabë, Lezhë u procedua penalisht në gjendje të lirë, pasi i vendosi zjarrin një toke kullotë. Për pasojë zjarri u përhap duke djegur kodrën e fshatit Mabë.
Situata e zjarreve në Shqipëri
Shqipëria ndodhet në një luftë të hapur me zjarret e shtrira në gjithë vendin dhe rajonin, ku pas dy javësh tashmë, janë dy vatrat më kritike ndërkohë që tetë të tjera mbahen nën monitorim.
Gadishulli i Karaburunit dhe Maja e Rrunës, janë dy vatrat kryesore. Në të parin rrezikohet parku i madh i Llogarasë ndërsa në të dytin, shtëpi të zonës.
Falë luftës me flakët të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve, këto vatra po mbahen nën kontroll për të mos cenuar parkun apo banesat.
Koordinimi i punës me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka bërë që 15 vatra të shuhen tërësisht. Mirëpo dhjetë të tjera, mbeten aktive.
Bashkia Finiq, Vermoshi, Thirra, Domgjonaj, Munella, Dropulli, Klysyra, Bardhaj dhe Kodër Sharra, të gjitha po përballen me vatra zjarri të rrezikshme, por të cilat po monitorohen për të shmangur përhapjen më të gjerë.
Puna ka vijuar edhe gjatë orëve të natës, për t’i mbajtur nën kontroll ato.
Shuarja përfundimtare pritet gjatë fundjavës. Kjo, falë ndërhyrjes së helikopterëve ndihmës të mbërritur nga Holanda e Republika Çeke. Ata do të fillojnë punë të shtunën e 7 gushtit. Qëllimi i vetëm do të jetë shuarja e çdo vatre zjarri të mbetur në Shqipëri.
Me flakët nuk po përballet vetëm vendi ynë por gjithë rajoni i Mesdheut. Gjendja më kritike është në Greqi e Turqi, me qindra banesa të shkrumbuara e mijëra banorë të evakuuar.
Përtej dëmeve materiale, dëme po shkaktohen edhe në turizëm, ku përpos situatës së krijuar nga pandemia, shtetet e rajonit duhet të përballen edhe me situatën e zjarreve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel