Radhitja

Azerbajxhani dhe pritjet para provave


U zhvillua praktika e mëngjesit për çmimin e madh të Baku-s, në Azerbajxhan.

Një emër suprizë ishtë në pole, por duke treguar superioritetin e makianve Honda.

Ishte ai Pierre Gasly, një ndër pilotët me vazhdimësinë më të mirë këtë sezon.

Francezi i AlphaTauri vendosi një kohë prej 1:42:251, duke lënë pas me tre të qindtat Perez-in e RedBull-it.

Një pozitë e tretë për Hamilton, por që vjen shumë shqetësuese.

Britanezi dhe Mercedes kanë pasur probleme gjatë tërë fundjavës, dhe për të arritur vendin e tretë ata konsumuan katër model gomash.

Kjo e lë Mercedes-in me strategji të limituar për pjesën e mbetur të ditës.

Dy pilotët e Ferrari-t, Leclerc dhe Sainz përfunduan në vendin e katërt.

Norris përfundoi i gjashti, kurse top ‘10’ e mbyllën: Alonso, Tsunoda, Ocon e Ricciardo.

Bottas përfundoi i 13-ti, me afër dy sekonda pas Gasly-t.

Verstappen ndërkohë, favoriti për Pole-Position, pati një aksident të vogël, duke e detyruar që të mos marrë pjesë në këtë sesion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore