Sport

Ligue 1 me 18 skuadra nga viti 2023


Projekti për reduktimin e skuadrave në ligën e Francës po merr formë.

Pas disa raportimeve javëve të fundit, takimi i krerëve të ligës të mërkuren në mëngjes, e “futi në sistëm” idenë.

Sipas L’Equipe, propozimi është pranuar.

Ligue 1 pritet që nga 20 skuadra, të ketë 18.

Ky ndryshim pritet të jenë një reformë që i ndihmon transmetuesve të ndryshëm.

Pritet në fund të sezonit 2022/23 që të rrëzohen katër skuadra nga kategoria, më vetëm dy që do të ngjiten nga Ligue 1.

Vincent Labrune, presidenti i Ligue 1, tha që ky është vendimi më i mirë për të gjithë.

“Kampionatet nuk sjellin të ardhura të mjaftueshme për të gjithë”.

“Është e rëndësishme që skuadrat janë pajtuar për ndryshimin, shpresoj që kjo të sjellë vetëm të mira”, tha Labrune.

Ligue 1 do të jetë liga e dytë e ‘top 5’ ligave Evropiane që do të ketë një kampionat me 18 skuadra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore