Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Eroll Salihu, vizituan sot (e premte) ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlën.
Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet këtyre MPB-së dhe FFK-së në vazhdimësi.
Presidenti i FFK-së, Ademi, e uroi ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, teksa e falënderoi atë për gatishmërinë e kësaj ministrie për ta mbështetur futbollin me ekipet e Policisë në mbarëvajtjen e ndeshjeve, si në ato ndërkombëtare ashtu edhe në ato të nivelit të garave vendore.
Nga ana e tij, ministri Sveçla u zotua se bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa shprehu kënaqësinë që futbolli ka arritur t’i japë imazh të mirë vendit në arenën ndërkombëtare, duke uruar që sukseset të mos mungojnë as në të ardhmen.
Në fund, presidenti Ademi e nderoi ministrin Sveçla me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi