Kosova

50 fshatra të zbrazura në Kosovë si pasojë e zgjerimit urbanë të pa planifikuar


Tryeza e mbajtur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nder të Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve

Në tryezën e mbajtur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nder të Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve, Drejtori i Institutit për Planifikime Hapësinor, Luan Nushi, ka bërë të ditur se në Kosovë rreth 50 fshatra janë të zbrazëta.

E kjo problematik sipas Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është pasoj e zgjerimit urbanë të pa planifikuar.

“Zgjerimet urbane çfarë i shohim janë joefiçiente. Krejt ata banorë të ri nëpër zona periferike detyrohen të vijnë në qytet për shërbime të vetë me makina dhe bëjnë ngarkesa kudo. Përderisa zhvillimet urbane kanë qenë të orientuara ka profiti”, shtoi ai.

Në anën tjetër Binak Beqaj, ligjërues në UBT, ka deklaruar se kjo tematikë është çështje aktuale edhe për vendet e zhvilluara dhe se duhet që ta analizohet zhvillimi urban.

“Jemi dëshmitar të zhvillimeve aktuale që lidhet me zonat urbane. Raporti qytet-fshat duhet të analizohet nga disa këndvështrime politike, territoriale, zhvillimore dhe social e shoqërorë. Ka fshatra që janë në zhdukje dhe ka edhe që janë shuar”, tha Beqaj.

Ndërkaq, Rudina Qerimi, nga GIZ ka deklaruar se një mijë hektarë tokë bujqësore në Kosovë humben në vit, madje sipas saj, mungojnë politika që mund ta ngjallin jetën sociale në fshat.

“Mungojnë politika të qarta që mund ta ngjallin jetën sociale në fshatra. Të gjitha fshatrat janë të braktisura. Ka humbje të vazhdueshme të tokës bujqësore”, përfundoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore