Muzikë

5 vjet që kur nga jeta u nda – Ergi Dini


Ergi Dini - Artist

Kanë kaluar pesë vjet që kur në nëntorin e vitit 2016, si pasojë e një aksidenti të rëndë dhe fatal trafiku nga në moshën 22 vjeçe nga jeta ishte ndarë ylli në ngritje i muzikës, Ergi Dini. Dhe jo vetëm!

Pos Ergit, bashkë me të i vdekur në vend kishte mbetur edhe miku i tij, i cili edhe po drejtonte motoçikletën, Klejdi Halili, mosha e të cilit ishte 21 vjeç.

Ergi Dini dhe Klejdi Halili.

Aksidenti kishte ndodhur pranë urës së “Bllokut” në Tiranë pasi që drejtuesi kishte tentuar që në vozitje e sipër të ngrihej në rrotën e parë, gjë që nuk shkoi ashtu siç u planifikua, për më tepër rezultoi me fatalitet.

Gjithsesi, organet kompetente të Shqipërisë, kishin konstatuar se dy të rinjtë kishin vozitur pa kaska mbrojtëse dhe nuk kishin qenë më shpejtësi e as nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike.

Dini ishte mes artistesh të njohur të kohës, teksa kishte lindur në Shkodër dhe pasionin e tij për muzikën e kishte nisur duke frekuentua liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

Ndërkaq, viti 2013 pati shënuar një kthesë në karrierën e Ergi Dinit, pasi që ai u paraqit në edicionin e atëhershem të “X Factor Albania”, ku i ishte bashkuar skuadrës së këngëtares së njohur nga Maqedonia e Veriut, Altuna Sejdit – Tunës.

Një vit më pas, në shkurtin e vitit 2014, Ergi, kishte arritur të triumfonte duke u bërë fituesi zyrtar i edicionit të tretë të kompeticionit “X Factor Albania”.

“Morphine”, “Pa frymë” dhe “Asnji gram” janë mes këngësh më të njohura në repertuarin e Ergit.

Ndërkaq, siç edhe kishte premtuar kohë më parë,  në qershorin e këtij viti këngëtarja, Barbana Dini, e cila është motra e artistit të ndjerë, pati publikuar këngën e radhës të cilën ky i fundit e kishte krijuar pak kohë para se të ndërronte jetë.

“Loco” titullohet kënga të cilën, Barbana, e ka publikuar në kanalin e saj të platformës në YouTube.

“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës”.

“Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”,  kishte shkruar këngëtarja në postimin promovues.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore