Kosova

24 sulme ndaj gazetarëve për shtatë muaj


Foto: Albanian Post.

Vetëm për shtatë muaj të vitit 2024, në Kosovë janë shënuar 24 sulme ndaj gazetarëve – pesë prej të cilëve vinë nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Këto sulme janë bërë të ditur nga të dhënat që ka aktualisht Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

I fundit u bë ndaj dy mediave online në vend “Periskopit” dhe “Nacionale”, ku dy deputet të Lëvizjes Vetëvendosje Sali Zyba dhe Dimal Basha, kanë shpërndarë një artikull të një mediumi boshnjak “Slobodna Bosna”, në të cilën akuzohen këto media se janë nën “kontroll” të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç.

“Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, “të paguar nga Serbia” –  janë këto dy etiketimet që tregojnë realitetin aktual të gazetarisë në Kosovë dhe sulmet që bëhen vazhdimisht ndaj të njëjtëve që mision e kanë informimin.

Të dhënat e publikuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Regresi i lirisë së shtypit së fundmi ishte treguar edhe nga raporti ndërkombëtarë i “Reporterëve pa Kufij”, duke hedhur dritë mbi një situatë që shpesh herë ka qenë nën hijen e së keqes.

Në dekadën e fundit, Kosova për herë të parë u radhit kaq dobët në këtë raport ku shënoi rënie për 19 vende – duke treguar sinjalin që dhuna, kërcënimet, sulmet, gjuha e urrejtjes, vazhdon të mbizotëroj veçse nga vitet paraprake ajo ka shënuar rritje.

Qasja jo e duhur me mediat dhe tentimet për ta përlyer punën e saj është bërë nga qeverisja aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti – kjo në shumicën e rasteve për shkak të mospajtimit me politikat e tij.

Vlerësimet e Kosovës ndër vite nga organizata “Reporterët pa Kufij”

Në vitin 2014 Kosova ishte vlerësuar me notën 70.71 nga kjo organizatë, ndërsa gjatë viti 2024 Kosova ka grumbulluar vetëm 60.19 pikë.

Në vitin 2013, Kosova ishte vlerësuar me notën 68.38. Në vitin 2023 me notën 68.38.

Në vitin 2022 me notën 67. Në vitin 2021 me notën 69.68. Në vitin 2020 me notën 70.67.

Në vitin 2019 me notën 70.32. Në vitin 2018 me notën 70.39.

Në vitin 2017 me notën 69.55. Në vitin 2016 me notën 69.5. Në vitin 2015 me notën 69.37.

Narrativa armiqësore, etiketime, fyerje, tendenca për kontroll – Mediat në Kosovë nën trysninë e pushtetit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore