Kosova

19 të vdekur dhe 703 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 19 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 703 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 10 mijë e 851 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 2 mijë e 255 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 20 mijë e 652.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 19 mijë e 458.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 637 mijë e 132 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 338 mijë e 147.

Një ditë më parë në Kosovë, 24 persona kanë humbur jetën ndërsa 1 mijë e 29 raste pozitive me COVID-19.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore