Kosova

“10 Rrëfime – Jo kuotë, por vlerë” – Jahjaga: Është rritur pjesëmarrja e grave në politikë


Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Për nder të ditës së 8 marsit, fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Ambasadën holandeze në Kosovë kanë organizuar ngjarjen “10 Rrëfime – Jokuotë, por vlerë”, gjatë këtij takimi u prezantuan storiet e suksesit të shumë grave në Kosovë.

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u shpreh se ka pasur rritje të pjesëmarrjes së grave edhe në fushën politike.

“Në Kosovë por edhe në shumë vende ku u prezantuan kuotat pati shkolla mendimesh që kundërshtonte kuotën duke trajtuar si koncept nënvlerësues dhe atë shkollë që përkrahte idenë që do të inkuadronte gratë në sfera të jetës”.

“Kuota i ka shërbyer qëllimit dhe ka ndikua në rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Gratë kanë arritur të tejkalojnë kuotën 30 për qind në parlament. Nuk do të kishte institucion madje edhe kompani që do të trajtonte diversitetin si vlerë të shtuar”, tha Jahjaga.

Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Ambasadën holandeze në Kosovë kanë organizuar ngjarjen “10 Rrëfime – Jokuotë, por vlerë”

Edhe ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo theksoi se me numrin sa më të madh të pjesëmarrjes së grave në politikë, e ardhmja e Kosovës do të ndryshoj.

“Duhet të jetë normale për djemtë dhe vajzat të vazhdojnë shkollimin. Pra është kruciale për vajzat të marrin hapa në jetë. Përveç që na duhen mjete të aftësive por edhe role të modeleve. Gjithmonë në punët që keni në komuna mund të bëni modele për vajzat. Njohuria, mjetet dhe modelet ju japin mundësi të jenë gratë që marrin vendime në tavolina”.

Në anën tjetër, drejtoresha e këtij fondacioni, Brikena Avdyli tregoi edhe qëllimin e këtij fondacioni.

“Grave ua shohim hajrin. 107 gra janë bërë pjesë e kësaj fushate. Qëllimi i fushatës ka qenë me iu vizatu qytetarëve se si përfitojnë ata nga përfaqësimi i grave. Gratë punojnë dyfish më shumë. Gratë ballafaqohen me ngacmime dhe nënçmime dhe vazhdojnë tutje punën”, deklaroi Avdyli.

Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Ambasadën holandeze në Kosovë kanë organizuar ngjarjen “10 Rrëfime – Jokuotë, por vlerë”

Më 8 mars, “Vrasja e grave është urgjencë kombëtare”, ishte një nga shkrimet në pankartat të cilat po mbanin në duar gratë të cilat protestuan të martën e tetë marsit në oborrin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Me moton “Marshojmë s’festojmë”, gra të mbledhura në kolektiv, kanë filluar marshin protestues nga hapësirat e institucioneve të drejtësisë, për të vazhduar më pas në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë dhe në fund marshi mbyllet para Qeverisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore