Shqipëria

Rrumbullaku mohon përdorimin e SKY nga punonjësit e policisë


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se asnjë punonjës i policisë së shtetit nuk ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin SKY dhe asnjë nuk ka dhënë dorëheqjen.

“Asnjë nga punonjësit e policisë së shtetit nuk ka deklaruar se ka përdorur Sky. Nuk kemi asnjë lloj dorëheqje, nëse do të kishim do jua kishim bërë me dije”.

Sa i përket, risisë së ministrit Balla për të konkurrimin sërish si drejtor në policisë e shtetit, ai tha se “ligji i policisë së shtetit është një risi për të gjithë organizatën”.

“Është e drejta e tyre qe të konkurrojnë në postin e drejtuesit. Kam qene unë që e kam propozuar këtë. Nuk kam asnjë lloj keqardhje që jam pjesë e konkurrimit me kolegët e mi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore