Kosova

Zyrtari i Lartë i BE-së: Deri këtu jemi marrë vesh, pjesa tjetër më vonë


Foto nga Arkiva: Takim ne kohen e masave te pandemise COVID-19

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka thënë në kushte anonimiteti agjencisë së lajmeve Reutres se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të konsiderohet e kryer “vetëm atëherë kur e dimë edhe ne se si do të zbatohet marrëveshja”.

Sipas tij, për ta numëruar marrëveshjen të arritur, duhet saktësisht të dihet “se brenda çfarë afatesh do të kryhet cila pikë dhe kush do ta bëjë”.

“Ky dokument, kështu si është tani, pa planin e implementimit, është një deklarim politik”, tha zyrtari.

“Kemi pasur ne edhe në të kaluarën prej këtyre, shumë madje, por nuk janë implementuar”, pohoi zyrtari që foli për Reutres me dëshirën që të mos i zbulohet identiteti, për shkak të situatës dhe dinamikave që vazhdimisht po ndryshojnë.

Gjithsesi, zyrtari e pranoi se dy palët kanë bërë “progres domethënës”, por shtoi se ai “kilometri i fundit është më i vështiri”.

Të hënë e 27 shkurtit pas një takimi të gjatë në mes të Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiç, bashkë edhe me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak e Shefin e Diplomacisë të BE-së, Josep Borrell, palët dolën me një pajtim gojor.

Borrell tha se është i lumtur që janë pajtuar që s’nevojiten bisedime të tjera për Marrëveshjen e mbështetur nga propozimi franko-gjerman.

“Palët u pajtuan se s’duhet diskutime shtesë”, deklaroi Borrell.

Por, u tha po ashtu se palët duhet të pajtohen tash edhe për aneksin e implementimit të marrëveshjes.

Kjo pritet të ndodhë me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do të takohen katërshja e njëjtë, me shpresën se pajtimi gojorë do të përcillet edhe me nga një nënshkrim në letër.

Historiani dhe ish-diplomati serb: Marrëveshja erdhi në një pazar jashtëzakonisht të pafavorshëm – njohje e heshtur për Asociacionin

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore