
Zyrtarët e vendeve të G7-tës do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar për problemet që paraqiten nga Inteligjenca Artificiale, sipas një deklarate të qeverisë Japoneze të premten.
Udhëheqësit e G7, grupi i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Japoninë, ranë dakord javën e kaluar të krijojnë një forum ndërqeveritar të quajtur “Procesi Hiroshima AI” për të debatuar çështjet rreth AI.
Në takimin e tyre të parë zyrtarët e qeverive të G7-ës do të diskutojnë çështje të tilla si mbrojtja e pronës intelektuale, dezinformimi dhe menaxhimi i teknologjisë AI. Takimi do të mbahet më 30 maj.
Në samitin e G7 që u mbajt në Hiroshima javën e kaluar, udhëheqësit gjithashtu kërkuan zhvillimin dhe miratimin e standardeve teknike ndërkombëtare për të siguruar që Inteligjenca Artificiale të jetë “e besueshme” dhe “në përputhje me vlerat tona të përbashkëta demokratike”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com