Lajme

Zyrtarët Bjellorusë dëbojnë stafin diplomatik të Letonisë


Pas deklaratave të krerëve zyrtarë të Lituanisë dhe Letonisë mbi “rrëmbimin” e avionit që kishte në bord gazetarin Roman Protasevich, Bjellorusia ka dëbuar të gjithë stafin diplomatik dhe administrativ të Letonisë nga ambasada në Minsk. Të gjithë kanë marrë një njoftim që duhet të largohen brenda 48 orësh.

Incidenti i rëndë i devijimit të itinerarit ka shkaktuar një reagim të gjerë të vendeve të Perëndimit. Ndërkaq vendet fqinje si Letonia, Lituania apo Polonia kanë dalë me deklarata që kërkojnë nxitjen dhe shtimin e sanksioneve të tjera ndaj Bjellorusisë

Ministria e Jashtme e Lituanisë pretendoi më herët gjatë ditës, se në aeroplan ishin katër bjellorusë dhe tre rusë. Protasevich është bjellorus dhe e dashura e tij, Sophia Sapega, e cila thuhet se është arrestuar gjithashtu, është ruse, që do të thotë se mbeten të paidentifikuar dy shtetas rusë.

Linas Linkevicius, ish-ministri i Punëve të Jashtme Lituaneze, tha se të gjashtë nuk u kthyen më në Vilnius. Ai sugjeroi që katër, përveç gazetarit dhe partneres së tij, mund të kishin qenë pjesë e një operacioni të shërbimeve sekrete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore