Sport

Zyrtare: Zidane largohet nga Real Madrid-i


Zinedine Zidane është larguar nga Real Madrid-i për herë të dytë.

Trajneri francez është larguar zyrtarisht nga klubi madrilen dy vite e gjysmë pas rikthimit.

Këtë e ka bërë të ditur Real Madrid-i më një komunikatë zyrtare.

“Real Madrid zyrtarizon që Zidane ka vendosur të përfundojë aventurën e tij si trajner i klubit”.

“Tani është koha ta respektojmë vendimin e tij”.

“E vlerësojmë profesionalizmin, dedikimin, pasionin që ai ka shfaqur gjithë këro vite, dhe çfarë figura e tij do të thotë për Real Madrid-in”.

“Zidane është një nga mitet e Real Madrid-it dhe legjenda e tij shkon më shumë se çfarë ka bërë ai si lojtar dhe trajner i këtij klubi”.

“Ai e di së është në zemrën e Real Madrid-it, dhe ky vend do të jetë shtëpia e tij gjithmonë”.

Me Allegri-n që do t’i bashkohet Juventus-it, Conte dhe Raul mund të jenë pasardhësit e Zidane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore