Sport

Zyrtare: Shqipëria, miqësore me Gjeorgjinë më 29 mars


Kombëtarja e Shqipërisë ka zyrtarizuar ndeshjen e dytë miqësore, pas asaj me Spanjën më 26 mars. Kuqezinjtë do të përballen me Gjeorgjinë më 29 mars.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Gjeorgjisë kanë arritur marrëveshje për të luajtur këtë ndeshje, e cila do të jetë e 14-ta mes dy vendeve.

Në 13 përballjet e mëparshme, Shqipëria numëron tre fitore. Tri ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe shtatë në favor të gjeorgjianëve.

Nga këto ndeshje, nëntë kanë qenë për eleminatoret e Kampionateve Evropiane dhe Botërore. Ndërsa, katër të tjerat kanë qenë miqësore.

Dueli i parë është luajtur në Shqipëri më 14 dhjetor 1994 dhe ishte i vlefshëm për eliminatoret e Europianit 1996. Ajo sfidë u fitua nga Gjeorgjia me rezultatin 1-0.

Takimi i fundit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka qenë miqësorja e 16 nëntorit 2015, që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u mbyll në barazim 2-2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore