Sport

Zyrtare/ Shkëndija e fiton ndeshjen në tavolinë


Shkëndija ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar fitore në tavolinë ndaj Shkupit me rezultat 0:3.

Të paktën kështu është bërë e ditur nga klubi nga Tetova, të cilët përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, shkruajnë se vendimi është marrë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM).

Deri më tani, ky lajm nuk është bërë i ditur nga FFM, megjithatë sipas klubit të Shkëndijës, ata do të kalojnë në gjysmëfinale.

Kujtojmë që gjatë ndeshjes mes Shkupit dhe Shkëndijës, e zhvilluar sot (e mërkure), u zhvillua dhunë nga tifozët e Shkupit.

Pasi Shkëndija shënoi golin e avantazhit në minutën e 10-të, tifozët e klubit vendas hynë në fushë duke i sulmuar futbollistët e kuqezinjve, meqë rast u desh edhe ndërhyrja e forcave speciale të policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore