Sport

Zyrtare: Roman Abramovich-i është njeriu më i pasur në Portugali


Pronari i klubit të Chelsea-t në Premier League-n angleze, Roman Abramovich-i, tashmë mund të quhet zyrtarisht qytetar i Bashkimit Evropian.

Rusi 55-vjeçar përfitoi nga “ligji i kthimit”, me të cilin që nga viti 2015, Portugalia u ofron shtetësinë pasardhësve të hebrenjve të dëbuar nga Gadishulli Iberik gjatë inkuizicionit.

Sipas “Forbes”, pasuria neto e Abramovich-it ishte 12.9 miliardë dollarë në vitin 2019. Kjo e bënë atë më të pasurin në Portugali.

Në maj 2018, Abramovich-i u bë shtetas izraelit, një muaj pasi Britania e Madhe vonoi rinovimin e vizës së tij.

Si izraelit, Abramovich-i mund të vizitojë Britaninë pa vizë, por nuk i lejohet të punojë ose të kryejë transaksione biznesi.

Ndërsa, tashmë me pasaportën portugeze, si shtetas i BE-së, atij i lejohen edhe investimet. Kjo i hap rrugë edhe investimit 500 milionë eurosh të ndërtimit të stadiumit të ri të Chelsea-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore