Sport

Zyrtare: Niklas Sule në fund sezonit largohet nga Bayern Munich


Mbrojtësi gjerman i Bayern Munich-ut, Niklas Sule nuk do të jetë pjesë e bavarezëve për sezonin e ardhshëm.

Drejtori ekzekutiv i Bayern-it, Oliver Kahn-i ka konfirmuar raportet mbi të ardhmen e Sule-s. ish-portieri legjendar i bavarezëve dhe Gjermanisë, ka pohuar se ky sezon është i fundit për 26-vjeçarin me fanellën e Bayern-it.

“Ai nuk e ka pranuar ofertën tonë. Ne kemi një përgjegjësi të caktuar për ofertat që bëjmë”, tha Kahn këtë të mërkurë për gazetarët.

Bayern-i pagoi 20 milionë euro në 2017 për ta transferuar Sule-n nga Hoffenheim-i. Ai ka kryer 158 paraqitje me bavarezët ku ka shënuar gjashtë gola dhe katër asistime.

Për Sule-n interesohen shumë skuadra nga Premier League, si dhe Barcelona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore