Sport

Zyrtare/ Luuk de Jong bashkohet me Barcelonën


Dhe, “tridenti” Atletico–Barcelona–Chelsea u mbyll me transferimin e Luuk De Jong te katalunasit.

Griezmann u largua në drejtim të Atletico-s, duke u kthyer në kryeqytet pas dy vitesh.

Kjo bëri që Atletico ta ketë të lehtë largimin e Saul-it, që iu bashkua Chelsea-s.

Në kërkim të një sulmuesi, të cilit procedurat mund t’i përfundonin shpejt, Barcelona kërkoi brenda La Liga-s.

Futbollisti, që ata zgjodhën për të zëvendësuar Griezmann-in, ishte Luuk de Jong i Sevilla-s.

Barcelona arriti marrëveshje me futbollistin, para se ta transferojë atë nga Sevilla.

De Jong do t’i bashkohet Barcelonës pas detyrimit që futbollistët kanë me kombëtaret e tyre.

Klubi katalunas në të njëjtën verë humb edhe Messi-n dhe Griezmann-in, për të cilët zëvendësuesit janë Depay dhe De Jong.

Katalunasit do të kërkojnë që të kthehen te liga pas dy vitesh mungesë, me misionin që do të jetë pa dyshim i vështirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore