Sport

Zyrtare: Klubi Italian shkarkon trajnerin


Klubi Italian Cagliari, të hënën ka shkarkuar trajnerin Eusebio Di Francesco-n, bashkë me stafin e tij teknik, pas vetëm gjashtë muajve qëndrim në krye të ekipit.

Shkarkimi erdhi pasi që Di Francesco nuk përmbushi pritshmëritë e drejtuesve të klubit.

Ish trajneri i Romës dhe Sassuolos është shkarkuar për shkak të rezultateve jo të mira këtë edicion, i cili pas 23 xhirove, grumbulloi vetëm 15 pikë dhe renditet në vendin e 18-të në tabelë, vend ky që të dërgon në Serie B.

Cagliari në fakt nuk ka fituar ndonjë ndeshje që nga nëntori i vitit të kaluar.

Ai me Cagliarin, këtë sezon mori vetëm tre fitore dhe gjashtë barazime kundrejt 14 humbjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore