Kampionate

Zyrtare: Kimmich-i humb ndeshjet e mbetura të vitit kalendarik


Klubi i Bayern Munich-ut ka njoftuar gjatë kësaj të enjte të 9 dhjetorit, se futbollisti i tyre, Joshua Kimmich-i, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e mbetura të vitit kalendarik 2021.

Gjermani ishte infektuar me koronavirus dhe mungoi disa ndeshje për kampionët e gjermanisë. Pasi mbaroi izolimin, Kimmich-i dukej te ishte kthyer në stërvitje.

Por, duket se COVID-19 nuk ka kaluar pa pasoja për mesfushorin, pasi i ka prekur një pjesë të mushkrive.

Vetë lojtari foli rreth situatës së tij, duke thënë se “Jam i kënaqur që izolimi përfundoi dhe ndihem mirë”.

“Por për shkak të një prekje të lehtë në mushkri, nuk jam në gjendje të stërvitem me ngarkesë të plotë. Fillimisht do të kompletoj stërvitjen rehabilituese dhe mezi presë të kthehem në janar”, shtoi 26-vjeçari.

Kimmich-i do të humbasë ndeshjen në shtëpi përballë Mainz-it këtë të shtunë, përballë Stuttgart-it në transfertë më 14 dhjetor dhe përballë Wolfsburg-ut në “Allianz Arena” më 17 dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore