Sport

Zyrtare/ Gavi rinovon me Barcelonën


Tashmë edhe zyrtarisht, Barcelona ka njoftuar rinovimin e kontratës me talentin e tyre, Gavi-n deri në verën e vitit 2026.

Pas shumë muajsh negociatash dhe pritjes për zgjidhjen e problemeve të “Fair Play”, Barcelona njoftoi këtë të mërkurë se Gavi do të nënshkruajë rinovimin e kontratës me klubin, këtë të enjte, në orën 18:00, në “Camp Nou”, në prani të mediave.

Palët kishin arritur një marrëveshje korrikun e kaluar, por Gavi duhej të mbushte 18-vjeç (i mbushi më 5 gusht), pasi pa qenë në moshë madhore nuk mund të firmoste kontratë profesionale.

Largimi i Pjanic-it në Emiratet e Bashkuara Arabe krijoi hapësira financiare për zyrtarizuar rinovimin e rënë dakord me mesfushorin spanjoll.

Me kontratën e tij të re, përveç se do të ketë një pagë më të lartë, Gavi do të hyjë në klubin e lojtarëve me klauzolë largimi 1 miliard euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore