Sport

Zyrtare: FIFA përfundon partneritetin me EA Sports


Një pikë e re kthese pritet të ndodh në botën e videolojërave. EA Sports ka njoftuar përfundimin e partneritetit me FIFA-n. Seria e videolojërave të futbollit u publikua për herë të parë në vitin 1993.

Electronic Arts përmes një deklarate zyrtare njoftoi se loja do të vijë tashmë nën një emër të ri, EA Sports FC. Seria e parë pa FIFA-n do të jetë ajo e 2023.

“Electronic Arts Inc ka njoftuar se në vitin 2023 lojërat e saj të futbollit me famë botërore do të vazhdojnë nën një markë të re: EA SPORTS FC ™”, thuhet në deklaratën e Electronic Arts.

“EA SPORTS FC ™ sjell fuqinë e mbi 300 partnerëve të licencuar individualisht, duke u dhënë lojtarëve akses në mbi 19,000 atletë në 700 ekipe, në 100 stadiume dhe mbi 30 liga në mbarë botën”, vijon deklarata.

Ndër partnerët e konfirmuar të EA Sports janë: Premier League, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, UEFA, CONMEBOL dhe Nike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore