Sport

Zyrtare, Dortmund-i transferon portierin e Stuttgart-it


Borussia Dortmund-i bën goditjen e parë për merkaton e verës. Verdhezinjtë pasi hasën në refuzimin e Barcelona-s për transferimin e Marc-Andre ter Stegen-it, kanë zyrtarizuar talentin e Stuttgart-it, Gregor Kobel-in.

Kobel-i ishte titullar i padiskutueshëm këtë sezon me Stuttgart-in në Bundesligë, duke luajtur 33 ndeshje, prej të cilave pesë herë e mbajti portën e paprekur.

23-vjeçari zvicerian kaloi te Dortmund-i për shifrën e 15 milionë eurove. Ai ka nënshkruar deri më 30 qershorin e 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore