Sport

Zyrtare: Besnik Hasi emërohet trajner i Al Ahli


Besnik Hasi është emëruar trajner i skuadrës së njohur nga Arabia Saudite, Al Ahli, i cili firmosi një kontratë tre-vjeçare.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë së fundmi ishte trajner i skuadrës tjetër nga Arabia Saudite, Al Read, i cili qëndroi aty për tre vite.

Trajneri me prejardhje nga Gjakova, arriti të shpëtojë ekipin e Al Read, teksa në javën e fundit siguroi mbijetesën në elitën e futbollit arab.

Hasi gjithashtu ka përvojë të mirë edhe në futbollin evropian, pasi që në të kaluarën ka drejtuar skuadra të njohura evropiane si: Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos.

Kujtojmë që Hasi ishte pranë për tu emëruar edhe trajner i Shqipërisë në të kaluarën, mirëpo në atë kohë ai vendosi që të qëndrojë te skuadra e Anderlecht, që gjithashtu luajti për gjashtë vite aty.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore