Antoine Griezmann është rikthyer te Atletico Madrid vetëm dy vite pas largimit nga klubi “Rojiblanco”.
Në vitin 2019, Griezmann u largua nga Atletico Madrid-i duke u bashkuar me Barcelonën.
Dy vitet te Barcelona për Griezmann nuk ishin të pasuksesshme, thjesht nuk ishin në pritshmëritë që kishin të gjithë.
Këtë vit, pas largimit të Messi-t, u prit që drejtimin e skuadrës ta marrë francezi, por as kjo nuk ndodhi.
Griezmann-i u shpreh i “palumtur” te Barcelona, duke kërkuar një transferim te ish-klubi i tij.
Këtë ai edhe arriti.
Antoine Griezmann i është bashkuar Atletico-s në huazim, me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Atletico do të paguajë 10 milionë euro për huazimin, dhe në rast se dëshiron ta blejë Griezmann-in në vitin 2022, duhet të paguajë 40 milionë euro.
Kampionët spanjoll përforcojnë edhe më shumë skuadrën, në ndjekje të titullit tjetër në Spanjë.
Me Real-in dhe Barcelona-n që nuk janë në nivelin e pritur me skuadrat e tyre, Atletico ka rrugën jo shumë të vështirë në mbrojtje të titullit.