Gjykata Speciale

Zyrapi pyetet për vizitën e 98’së në Llapushnik


Bislim Zyrapi dhe prokurorja e DhSK-së.

Bislim Zyrapi, i cili është dëshmitari i 75-të në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), është marrë në pyetje nga prokurorja e Speciales, Clare Lawson, për një vizitë që kishte pasur në Llapushnik në 1998.

Zyrapi, është pyetur se me kënd kishte qenë në vizitë në Llapushnik dhe a kishte qenë më të edhe Fatmir Limaj.

Ai tha se atje kishe shkuar së bashku me Rexhep Selimin, por që më pas ishin takuar edhe me Fatmir Limajn.

Pjesë nga intervistimi i Bislim Zyrapit:

Prokurorja: A keni shkuar në Llapushnik në qershor ose korrik të 1998-së?

Bislim Zyrapi: Po.

Prokurorja: A e mbani mend sa herë keni shkuar atje?

Bislim Zyrapi: Nuk më kujtohet saktë, por  e mbaj mend që dy tri herë po.

Prokurorja: A e mbani mend përafërsisht se kur ka ndodhur kjo dhe përse keni shkuar atje?

Bislim Zyrapi: Për herë të parë kemi shkuar për t’i vizituar ato pozicione. Ndërkohë, që herën e parë ka qenë kur e kemi vendosur një mortaja 12.7, a është e vendosur në pozicion të mirë apo jo, me aq sa më kujtohet.

Prokurorja: Më kënd keni shkuar atje?

Bislim Zyrapi: Në atë kohë më kujtohet që kam vajtur bashkë me Rexhep Selimin.

Prokurorja: Ndokush tjetër?

Bislim Zyrapi: Ka qenë edhe komandanti i njësisë speciale të Llapushnikut, po flas për herën e parë pastaj edhe një herë ka qenë edhe Fatmir Limaj.

Prokurorja: Në Llaposhnik keni shkuar me Fatmir Limaj, apo ai ishte atje kur ju arritët? Dhe përgjigja juaj ka qenë më kujtohet që u takuam rrugës mes fshatrave Arllat dhe Llapushnik, mendoj se kur u takuam ai ishte me Rexhep Selimin dhe na porosit që të shkonim të shihnim këtë armë dhe t’i ndihmonin ushtarët që ta vendosnim atë në pozicionin më të mirë të mundshëm në grykën e Llapushnikut.

A ju ndihmon kjo pjesë që Fatmir Limaj ka qenë aty në rastin kur është vendosur arma së bashku me Rexhep Selimin?

Bislim Zyrapi: Po, unë e thash por nuk më kujtohet saktë. Pikërisht ashtu siç e kam dhënë deklaratën ka ndodhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore