Gjykata Speciale

Zyrapi dëshmon për herë të tetë në Speciale, pyetet për një dokument të përpiluar nga Salih Veseli


Avokatja Venkateswari Alagendra dhe dëshmitari Bislim Zyrapi.

Avokatja Venkateswari Alagendra, e Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), është duke e intervistuar ish shefin e shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, i cili është duke e vazhduar dëshminë e tij në Speciale për të tetën ditë me radhë.

Zyrapi, është pyetur në Speciale për një dokument i cili është përpiluar nga Salih Veseli.

E që i njëjti është nënshkruar nga ai.

Pjesë nga intervistimi i Zyrapit në Speciale:

Avokatja: Zotëri Zyrapi a është ky nënshkrimi juaj?

Bislim Zyrapi: Po.

Avokatja: Përkrah nënshkrimit tuaj shohim inicialet S.V, a është ky dokument i përpiluar nga Salih Veseli – një ish ushtarak?

Bislim Zyrapi: Po.

Avokatja: A mund të fokusohuni tek pika 3 që thotë se “të gjitha komandantët e zonave operative marrin menjëherë veprime për aftësimin e njësive në përdorimin e armatimit individual e kolektiv, duke shfrytëzuar mundësitë maksimale taktiko-teknike”, kështu?

Kjo është në përputhje me raportin që sapo pamë, apo jo?

Bislim Zyrapi: Po, saktë.

Avokatja: Javën e kaluar na thatë që pas ristrukturimit në nëntor të 98-së dokument u rishkruan. A pajtoheni më mua që është bërë një përpjekje për t’u bërë një arkiv në shtabin e përgjithshëm ose një kopje e këtyre dokumenteve?

Bislim Zyrapi: Po, çdo herë kur bëhet një urdhëresë kur lëshohet nga shtabi apo shefi i shtabit ruhet në arkiv.

Avokatja: A pajtoheni me mua që në kuadër të këtij raporti, është fakt që ata që ishin në drejtorinë operative që të ju raportonin juve ishin të vetmit persona që të trajtonin çështjet operative?

Prokurorja e kundërshton këtë pyetje pasi është bërë javën e kaluar, gjykatësi e pranon kundërshtimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore