Financa

Zvicra i druhet huamarrjes


Zvicra njihet për rigorozitetin në mospërdorimin e borxhit publik si instrument për t’i dhënë stimuj të rinj ekonomisë së vendit. Për hir të së vërtetës, kjo strategji ka rezultuar e suksesshme në kushte të normalitetit.

Kriza e tanishme ka nxjerrë në sipërfaqe debate të reja të cilat vënë në diskutim edhe situatën e borxhit. Krahasimisht, fqinjët e Gjermanisë gjithashtu të famshëm për politika buxhetore strikte, kanë vendosur t’iu drejtohen tregjeve financiare për të financuar ndihmën financiare.

Edhe në Zvicër janë rritur së fundmi zërat që kërkojnë një manovër të ngjashme. Financimi i ndihmave financiare për ekonomitë e dëmtuara me borxh të jashtëm, është një lëvizje klasike për ekonomitë në krizë. 

Në një lëvizje të fundit qeveria federale zvicerane ka vendosur të dyfishojë nhdihmën e emergjenvës në vlerën e 10 miliard frankave zvicerane (9.3 miliard euro). Kjo është një përpjekje për të rigjeneruar sektorët e ekonomisë të prekur më fort gjatë pandemisë.

Propozimi ka hasur në rezistencën e Ministrit të Financave i cili argumenton se implementimi i kësaj mase do të kërkojë para të marra borxh. 

Në Kushtetutën e Zvicrës përcaktohet një mekanizëm i cili frenon marrjen e borxhit. 

Borxhi publik i Zvicrës është 25.8%. Kjo shifër është sa gjysma e mesatares së Bashkimit Evropian. Në kushte të tilla, akademikë dhe ekspertë kanë këshilluar qeverinë të tregohet më e shpenguar me borxhin.

Ata janë të mendimit se qeveria duhet të ketë diskrecion të përdorë borxhin në raste krizash si kjo që po kalojmë. Në përgjithësi, qeveria duhet të tregohet më dorëlëshuar e të krijojë më shumë frymëmarrje në ekonomi.

Që kjo të ndodhë, mekanizmi i lartpërmendur duhet të pezullohet. Konkluzionet e një studimi nga instituti Graff, tregojnë se edhe në rast se borxhi rritet me 10 apo 20 pikë përqindjeje, kjo nuk do të përbëjë rrezik për ekonominë. 

Frika e ashtuquajtur “irracionale” nga borxhi po kthehet në një temë të nxehtë diskutimi. Në këtë valë të dytë madhore të pandemisë, qeveria federale po shtrëngohet gjithnjë e më shumë të marrë në konsideratë opsione që më herët nuk mendoheshin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore