Zvicra ka hequr shumicën e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Kosova ka mbetur në listën e vendeve me rrezik të lartë.
Ambasada e Zvicrës në Kosovës, ka thënë se vaksinimi i plotë i qytetarëve nga Kosova që duan të hyjnë në Zvicër, mbetet në fuqi.
“Pavarësisht vendimit të autoriteteve zvicerane për lehtësimin e kritereve për të hyrë në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë”.
“Si të tilla, kërkesat e mëparshme për të hyrë në Zvicër përfshirë vaksinimin e plotë, mbetet në fuqi deri në një njoftim tjetër”, ka njoftuar kjo ambasadë ne Facebook.
Ndryshe, Zvicra nga 17 shkurti ka lehtësuar masat anti-COVID, duke lejuar të mbahen edhe tubime.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, kanë humbur jetën pesë persona dhe janë regjistruar 411 raste të reja me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 3 mijë e 820 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 2 mijë e 582 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 6 mijë e 509.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 1 mijë e 275 persona.
Ndërkaq, 812 mijë e 299 persona janë vaksinuar me dozën e dytë, teksa numri i të vaksinuarve me dozat e treta të vaksinës ka arritur 95 mijë e 264.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
-
Staroviç: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor – shkaktari i vetëm i kësaj situate jonormale është Kurti
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin