Shqipëria

Zv.presidenti i BERZH-it do të vizitojë Shqipërinë, fokus investimet


Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Mark Bowman, do të jetë sot i pranishëm në Shqipëri.

Ai do të takohet me anëtarë të Qeverisë, kreun e Bankës Qendrore, diplomatë, negociatorin e Bashkimit Evropian (BE) për Shqipërinë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare (IFN) dhe biznese të sektorit privat.

Bowman do të flasë gjithashtu në Konferencën Rajonale të Qyteteve të zgjuara të Ballkanit Perëndimor më 20 shtator, e cila do të fokusohet në tranzicionin e gjelbër dhe digjital në të gjithë Ballkanin Perëndimor – e cila organizohet nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri.

Investimi i BERZH-it në Shqipëri pritet të arrijë në 200 milionë euro këtë vit, ku pjesa më e madhe e financimit do të shkojë për projektet e sektorit privat.

Banka po mbështet integrimin e saj ekonomik, transportues dhe energjetik me vendet fqinje dhe partnerët në të gjithë Evropën më gjerësisht.

Ajo deri më sot ka investuar më shumë se 16 miliardë euro në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vazhdon të investojë më shumë se 1 miliardë euro atje çdo vit.

Muajin e kaluar BERZH deklaroi  se po shqyrton një hua deri në 62.9 milionë euro për Shqipërinë.

Kjo, për rehabilitimin e një linje hekurudhore prej 120 kilometrash midis Vorës dhe Hanit të Hotit në kufi me Malin e Zi.

Deri më tani, BERZH ka investuar më shumë se 1.5 miliardë euro në kredi në 110 projekte në Shqipëri.

Investimet në formë ganti që  BE-ja i ka dhënë  për sektorin e transportit në Shqipëri ka arritur shifrën rreth 250 milionë euro.

Marrëdhënia e fortë e BERZH me institucionet e BE-së është gjithëpërfishërëse dhe shumë e gjerë.

Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane viziton Kosovën dhe Shqipërinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore