Shqipëria

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier, zbardhen dëshmitë nga çastet e panikut


50 të moshuar që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve në Fier janë strehuar në spitalin rajonal të qytetit pas zjarrit që përfshiu institucionin.

Fillimisht në spital janë dërguar 16 banorë të shtëpisë së moshuarve, të cilët janë paraqitur me parametra jetike normale, pa probleme djegie, pa gjendje lipotimie, koshientë, por të frikësuar.

Sakaq, dy prej tyre janë futur në terapi si rrjedhojë e diagnozave kronike nga të cilat vuanin, astma bronkiale dhe krizë hipertensive.

Tanimë janë të stabilizuar dhe të 50 janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, duke pritur rikthimin në godinën e tyre.

“U tremba. Kishte shumë tym, s’do dilja dot. Dua që të ikim nga këtu, të na rregullohet shtëpia jonë.”, ka treguar një e moshuar.

Kurse një tjetër i moshuar ka treguar se kishte humbur ndjenjat në korridorin e azilit pasi ishte asfiksuar nga tymi.

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa përfundojnë në spital

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore