Uncategorized

Zjarrëfikësi që kujton fjalët e fundit të Princeshës Diana, para se ajo të vdiste


Mes ngjarjesh më enigmatike, rasti i të cilave mbase u zbardh por nuk u besua kurrë është edhe vdekja e Princeshës Diana.

Ndarja nga jeta e Princeshës Diana, diskutohet edhe sot…

Por, përpos vdekjes së saj tragjike që bëri jehonë në mbarë globin, bujë bënë edhe disa deklarata nga një shef zjarrfikësish i cili ishte pranë Dianës në momentet e saj të fundit.

Rreshter, Xavier Gourmelon, kishte deklaruar për mediat e huaja se kur ai arriti në vendin e aksidentit në gusht të vitit 1997, Diana ishte ende duke lëvizur dhe duke folur.

“Ajo foli në anglisht dhe tha: ‘O Zot, çfarë ka ndodhur?’ Unë mund ta kuptoja, kështu që u përpoqa ta qetësoja atë. Unë po i mbaja dorën,” tha Gourmelon, i cili dha deklarata në polici, dhe vite më vonë vendosi të prononcohej edhe për media.

Princesha Diana ka ndërruar jetë me 31 gusht të vitit 1997, pas një përplasjeje me makinë brenda një nënkalimi në kryeqytetin e Francës, Paris.

Pamje nga aksidenti fatal i Princeshes Diana. Paris, 1997.

Diana nuk ishte e vetmja viktimë nga aksidenti, pasi në mënyrë fatale përfunduan edhe shoferi, Henri Paul, si dhe i dashuri i ri i saj, Dodi Fayed.

Shefi i zjarrfikësve kujton se Princesha dukej fizikisht mirë përveç një shpatulle të dëmtuar. Ai shprehet se nuk e kishte idenë se po përpiqej të shpëtonte një princeshë dhe vetëm pasi ajo u mor me një ambulancë, ai zbuloi se kush ishte nga një kapiten në vendngjarje.

“Kur koleget më panë duke e ndihmuar më pyetën kush është ajo. Unë nuk e kisha idenë që po provoja të shpëtoja një princeshë. Kisha dëgjuar për të dhe e njihja, por në ato momente thjesht gjithçka ishte zi përreth meje”, tha ai për tabloidet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore