Shqipëria

Zjarr tek ish-Uzina e Baterive në Berat – Forcat Zjarrfikëse e vënë nën kontroll pa lejuar përhapjen


Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ish-Uzinën e Baterive në Berat.

Për shkak të rrezikut sepse zjarri ishte shumë pranë depozitave të gazit dhe banesave të lagjes “Donika Kastrioti”, pas njoftimit në marrë, në zonë janë nisur grupet e shërbimit me katër mjete zjarrfikëse.

Edhe pse era dhe temperaturat e larta po e devijonin zjarrin drejt banesave të lagjes dhe depozitave të gazit zjarrfikësit bën të mundur lokalizimin e flakëve në një kohë të shkurtër dhe fikjen e tij, duke shmangur rrezikun.

Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi, por ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e saktë, e djegur nga zjarri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore