
Një ish-punonjës i njësisë së zileve të dyerve të Ring nga Amazon ka spiunuar klientet femra për muaj të tërë në vitin 2017 me kamera të vendosura në dhomat e gjumit dhe tualete.
Kështu ka bërë me dije Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) në një dosje gjyqësore teksa njoftoi një marrëveshje prej 5.8 milionë dollarësh me kompaninë për shkeljet e privatësisë.
Amazon gjithashtu ka rënë dakord të paguante 25 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat se kishte shkelur të drejtat e privatësisë së fëmijëve kur nuk arriti të fshinte regjistrimet e Alexa me kërkesë të prindërve dhe i mbajti ato më shumë se sa duhej, sipas një depozitimi gjyqësor në gjykatën federale në Seattle.
Këto janë përpjekja e fundit e agjencisë për të mbajtur përgjegjës teknologjinë e madhe për politikat që kritikët thonë se i vendosin fitimet përpara privatësisë.
Amazon, e cila bleu Ring në prill 2018, u zotua të bënte disa ndryshime në praktikat e saj.
Gjobat, që arrijnë në 30.8 milionë dollarë, përfaqësojnë një pjesë të fitimit prej 3.2 miliardë dollarësh të Amazon në tremujorin e parë.
Në ankesën e saj kundër Amazon të paraqitur në shtetin e Washington-it, FTC ka thënë se ka shkelur rregullat për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve dhe rregullat kundër mashtrimit të konsumatorëve që përdornin Alexa-n.
Ankesa thotë se Amazon u tha përdoruesve se do të fshinte transkriptet e zërit dhe informacionin e vendndodhjes sipas kërkesës, por më pas nuk arriti ta bënte këtë.
Kurse në një rast në vitin 2017, punonjësit e Ring panë video të realizuara nga të paktën 81 kliente femra dhe punonjëse të Ring duke përdorur produktet e Ring.
“I pazbuluar nga Ring, punonjësi vazhdoi të spiunonte për muaj të tërë”, ka detajuar FTC.
Sakaq, një koleg e vuri re sjelljen e keqe dhe punonjësi u pushua përfundimisht.
FTC ka thënë gjithashtu se Ring u dha punonjësve akses të pakufizuar në të dhënat e ndjeshme video të klientëve.
Dhe se “si rezultat i aksesit të rrezikshëm dhe qëndrimit të dobët ndaj privatësisë dhe sigurisë, punonjësit dhe kontraktorët e palëve të treta ishin në gjendje të shikonin, shkarkonin dhe transferonin informacionin e ndjeshëm të klientëve për qëllimet e tyre”.
Si pjesë e marrëveshjes FTC me Ring, e cila përfshin 20 vjet, Ring duhet t’u zbulojë klientëve se sa akses në të dhënat e tyre ka kompania dhe kontraktorët e saj.
Në shkurt 2019, Ring ndryshoi politikat e saj në mënyrë që shumica e punonjësve ose kontraktorëve të mund të aksesonin videon private të një klienti vetëm me pëlqimin e atij personi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
RENEA blindon Mirditën pas vrasjes në Rrëshen – 3 të plagosur në spital
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje