Zijadin Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës: Në prill kam ardhur në Shqipëri për t’u mobilizuar me UÇK-në

Në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Speicializuara të Kosovës (DhSK), ka nisur dëshminë Zijadin Hoxha me kodin W03887.
Pyetjet për këtë dëshmitar i ka nisur mbrojtja e Pjetër Shalës përmes avokatit, Jean-Louis Gilissen. dëshmitari Hoxha deklaroi se ka qenë i burgosur politik.
“Kam qenë në vitin 1981 i burgosur politik. I kam mbajtur 9 vjet burg në burgjet e Jugosllavisë. Me kanë akuzuar si kundërrevolucionist”, tha Hoxha.
Ndërsa, potencoi se deri në prag të luftës ka jetuar në Gjermani pasi që në vitin 1993 ishte larguar nga vendi me arsyen se kishte tendenca që të arrestohet serish.
“Në vitin 1993 jam larguar. Kanë tentuar të më arrestojnë për të dytën herë UDB-ja jugosllave dhe jam larguar nga vendi im kam dal në Gjermani dhe e kam fituar azilin politik dhe në Gjermani kam jetuar”, tha Hoxha.
Ai shtoi se “me 22-23 prill ka ardhur në Shqipëri për t’u mobilizuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.
Gjatë intervistimit ai është pyetur edhe nëse e njeh deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijajn dhe ish-deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadergjonaj, për të cilët ka thënë se “jo nuk i njoh”.
“Tani e njoh, por në luftë s’i kam njohur”.

Sipas kryetares së trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia pyetjet për këtë dëshmitar do t’i vazhdojnë edhe përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe pastaj avokati që përfaqëson viktimat në këtë çështje gjyqësore.
“Pyetje për këtë dëshmitarë mund të kenë edhe anëtarët e trupit gjykues”, tha gjyqtarja Veldt- Foglia.
I akuzuari Shala, seancën gjyqësore është duke e ndjekur përmes video-lidhjes.
Gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi në rastin e Pjetër Shalës, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse.
Kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.
Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.
Pjetër Shala u arrestua me 16 mars të vitit 2021 nga autoritete belge.
Ndërsa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021.
Shala sipas aktakuzës ngarkohet me përgjegjësi penale individuale me forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-zyrtares së OSBE-së i lëshohen deklaratat e Thaçit ku i bënte thirrje serbëve të mos largoheshin nga Kosova
-
Mitchell thotë se nuk e di nëse kishte gjuhë të përbashkët mes shtabit të UÇK-së dhe zonave operative
-
Ish-zyrtarja e OSBE-së e pranon se ka gabuar që e ka fajësuar UÇK-në për rastin “Panda”
-
Ish-zyrtares së OSBE-s s’i kujtohet nëse “UÇK-ja kishte ndaluar civilë serbë”
Lajmet kryesore
-
Konjufca i del kundër Kurtit: Kosova do të duhej ta propozonte vetë Statutin e Asociacionit
-
Aeroporti “Nënë Tereza”, një ndër pesë aeroportet që kanë regjistruar rritjen më të lartë të trafikut të pasagjerëve
-
Iran: Familja e Mahsa Aminit ndalet në aeroport, nuk lejohet të marrë çmimin e BE-së
-
Zgjerimi i BE-së do të përfaqësonte një dëshmi të përkushtimit për një integrim më të madh rajonal