Sport

Zidane, lamtumira e dytë, më e dhimbshme se e para


Zinedine Zidane gjatë ditës së sotme do të zyrtarizojë largimin për herë të dytë nga Real Madrid-i.

Gazetari italian, Fabrizio Romano, raportoi lajmin e madh që Zidane kishte vendosur të largohej.

Trajneri francez kishte kominukuar me secilin futbollist veç e veç duke iu komunikuar atyre vendimin e tyre.

Ata ishin shprehur shumë të mërzitur me faktin, sepse marrëdhënia e secilit prej tyre me trajnerin ishte e jashtëzkonshme.

Ky është largimi i dytë i Zidane-it nga stoli i Real Madrid-it.

Për herë të parë ai u largua pasi kishte fituar Champions-in e tretë radhazi në vitin 2018.

Zidane mund t’i drejtohet Juventus-it ose të pres detyrën e Francës.

Kurse, për Real Madrid-in, opsione janë: Allegri, Raul dhe Conte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore