Kosova

Ziadeh kërkon nga Kosova të anashkaloj veprimet e njëanshme për hapjen e Urës së Ibrit: Tensionet mund të rritën


Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka kërkuar nga Kosova që të anashkaloj veprimet e njëanshme për sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, pasi që institucionet kosovare po kërkojnë që e njëjta të hapet për qarkullim të automjeteve.

Ziadeh, përmes një shkrimi në platformën ‘X’ ka paralajmëruar se hapa të tillë mund të rrezikojnë stabilitetin.

“Shefja e UNMIK-ut Ziadeh, përsërit se veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, të rrezikojnë stabilitetin dhe të minojnë besimin midis komuniteteve duhet të shmangen”.

“Çështjet e pazgjidhura, përfshirë planet për të rihapur urën e Ibrit të Mitrovicës për automjete, duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ajo.

Edhe KFOR-i edhe Bashkimi Evropian, kanë pasur kërkesë të ngjashme ndaj institucioneve të Kosovës – ata kanë kërkuar që veprimet për këtë vendim të vendosen në kuadër të dialogut.

Në lidhje me rihapjen e urës së Ibrit, më 29 prill të vitit të kaluar, kishte reaguar edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovës (KFOR), të cilët kishin potencuar se kjo gjë mund të bëhet vetëm përmes dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e BE-së.

Ndryshe, Ura mbi lumin Ibër ishte ndërtuar për të bashkuar qytetin e Mitrovicës, por ajo shpejt u bë simbol i ndarjes në baza etnike.

Ka pasur shumë përpjekje për hapjen e saj, por një gjë e tillë asnjëherë nuk ndodhi, madje atje qëndronin edhe trupat e KFOR-it, që ishin garant për sigurinë në atë pjesë problematike të Kosovës.

Ura e Ibrit riaktualizohet përsëri: Kosova thotë se kushtet për hapjen e saj janë plotësuar, BE-ja do negociata

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore