Përballje

Zhvillohet xhiroja e fundit e grupeve në Ligën e Kampionëve, vëmendja te Grupi D


Sonte (e marte) zhvillohet xhiroja e fundit e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Interesant është fakti se 12 ekipe tashmë e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit, derisa vetëm katër kanë mbetur për t’u mësuar.

Situata më interesante është në Grupin D, ku katër ekipet luftojnë për kualifikim në fazën e 1/8-ve.

Tottenham është lider i grupit me tetë pikë, nga shtatë kanë Sporting Lisbon dhe Eintracht Frankfurt dhe gjashtë pikë ka Marseille.

Londinezët do të përballen në udhëtim te Marseille, ku do të mjaftonte edhe një barazim për t’i kualifikuar ata tutje.

Ndërsa Eintracht Frankfurt do të luajë në udhëtim te Sporting-u. Skuadra nga Lisbona ka një avantazh në këtë takim, ku përveç që luan në shtëpi, do t’i mjaftonte një barazim për të qëndruar në pozitën e dytë, pasi që në ndeshje direkte qëndron më mirë.

Ndeshja mes Liverpool-it dhe Napolit pritet të jetë interesante. Këtu do të luhet për liderin e grupit, por për ta arritur anglezët këtë, duhet t’i mposhtin italianët të paktën me katër gola epërsi.

Tottenham – Marseille 2 – 0

Kurse takimi tjetër i këtij grupi do të jetë mes Rangers dhe Ajax, ku skuadra holandeze ka siguruar vendin e tretë në grup, që dërgon në Ligën e Evropës.

Ndeshje e fortë në letër do të jetë ajo mes Inter-it dhe Bayern Munich, megjithatë ky takim nuk do të ketë aspak vlera sa i përket pikëve.

Ndërsa në këtë grup, gjithashtu një ndeshje pa vlera sa i përket rendeitjes, është ajo mes Vikrotia Plzen dhe Barcelonës, ku këta të fundit tashmë kanë siguruar vendin e tretë dhe do ta vazhdojnë garën në Ligën e Evropës.

Grupi D

Ndërkaq, situatë interesante për t’u përcaktuar ekipi që do të luajë në Ligën e Evropës, është edhe ajo e Grupit B.

Club Brugge dhe Porto i kanë siguruar vendet një dhe dy, derisa vendi i tretë mbahet aktualisht nga Atletico Madrid me pesë pikë, ndërsa Bayer Leverkusen ka një pikë më pak.

Atletico do të luajë në udhëtim te Porto, ndërsa Leverkusen do ta presë në shtëpi skuadrën liderë Club Brugge.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore