Sport

Zhvillohet raundi i pestë i ndeshjeve në UEFA Conference League


Zhvillohen sot plot 16 takime në kuadër të kompeticionit të tretë më të rëndësishëm për klube, UEFA Conference League.

Gjatë ditës së sotme pritet të përcaktohen shumica e skuadrave që të do të sigurojnë kualifikimin tutje.

Grupi A:

Në grupin A, emrat e dy skuadrave të kualifikuara në raundin tjetër tani dihen.

Maccabi Tel Aviv dhe LASK me nga 10 pikë, kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

Dilema më e madhe është se kush do të kualifikohet nga vendi i parë, dhe pikërisht sot zhvillohet ndeshja mes Maccabi-t dhe LAKS-ut, në Tel Aviv.

HJK dhe Alashkert luajnë thjeshtë për statistikë.

Ndeshja e parë fillon në orën 21:00, kurse e dyta në orën 18:45.

Grupi B:

Gent i Belgjikës tashmë ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

Edhe Partizani i Beogradit është shumë afër ta bëj këtë gjë, dhe vetëm një pikë i duhet që të jetë e sigurt për kualifikimin.

Me fillim në orën 16:30, ata do të udhëtojnë te Flora, në një ndeshje që pritet të jetë e lehtë për skuadrën serbe.

Kurse, në orën 21:00, liderët e grupit Genk, do të kërkojnë që me një fitore në fushën e Anorthosis të sigurojnë kualifikimin tutje.

Grupi C:

Me shumë mundësi, grupi C çështjen e kualifikimit do të dërgojë deri në raundin final të ndeshjes.

Bodo/Glimt me tetë pikë, Roma me shtatë dhe Zorya Luhansk me gjashtë luftojnë për kualifikimin tutje.

Dy ndeshjet e këtij grupi zhvillohen me fillim në orën 21:00.

Roma e pret Zorya-n në Itali, derisa norvegjezët e Bodo/Glimt do të përballen me CSKA Sofia-n në Norvegji.

Grupi D:

Në këtë grup, kualifikimin për në raundin tjetër e ka siguruar AZ Alkmaar.

Holandezët janë vetëm një pikë larg sigurimit të vendit të parë, deri sa udhëtojnë te Jablonec sot.

Këta të fundit ndodhen në vendin e dytë me pesë pikë.

Randers që ndodhet në vendin e tretë është skuadra tjetër që lufton për vendin e dytë, me katër pikë.

Randers presin rumunët e Cluj, që kanë vetëm një pikë.

Të dy ndeshjet e këtij grupi fillojnë në oërn 21:00.

Grupi E:

Feyenoord-i tashmë e kualifikuar do të përballet me vendin e dytë të Slavia Pragës.

Holandezët presin skuadrën çeke në Holandë, dhe nga ky takim do të provojnë të përfitojnë dy skuadrat tjera, Maccabi Haifa dhe Union Berlin.

Të dy skuadrat ende kanë shpresa për kualifikimin. Haifa ka katër pikë dhe Berlin-i tre.

Maccabi Haifa është vendase në këtë ndeshje.

Dy takimet e këtij grupi fillojnë në orën 18:45.

Grupi F:

Asnjëra nga skuadrat ende nuk e ka siguruar kualifikim, por sonte do të mësohen të dy skuadrat që do kualfikohen tutje.

Copenhagen e vendit të parë, me nëntë pikë, udhëton në Gjibraltar për t’u përballur me modestët e Lincoln Red Imps.

Lincoln ka zero pikë pas katër ndeshjesh, dhe një fitore e Copenhagen sonte do të thoshte kualifikimin për ta.

Në anën tjetër, përballen mes vete Slovan Bratislava dhe PAOK-i me nga shtatë pikë.

Skuadra që arrinë fitoren siguron edhe kualifikimin tutje. Dy ndeshjet fillojnë në orën 18:45.

Grupi F:

Rennes është shumë afër kualifikimit, por ende nuk e ka siguruar atë.

Francezët presin Vitesse-n e vendit të tretë, që ka gjashtë pikë, dhe një humbje eventuale do i ndërlikonte shumë punët.

Nga ndeshja direkte e këtyre dy skuadrave, do të mundohet të përfitojë Tottenham-i.

Londinezët do të jenë mysafirë të Mura-s, që ka zero pikë pas katër takimesh.

Ndeshjet e këtij grupi do të fillojnë në orën 18:45.

Grupi G:

Çështja e kualifikimit është mbyllur në grupin H.

Qarabag me dhjetë pikë dhe Basel me tetë janë skuadrat që kanë kaluar tutje.

Dilema e vetme mbetet vendin i parë.

Më fillim në orën 16:30, Basel udhëton te Kairat Almaty.

Kurse, me fillim në orën 18:45, Qarabag pret Omonia-n.

Me këto takime mbyllet raundi i pestë i Conference League, që do të kthehet pas dy javësh për të mbyllur grupet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore