Sport

Zhegrova: Do të luaj për Barcelonën


Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka thënë se ëndrra e tij është që një ditë të luajë për Barcelonën

Ylli kosovar në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “Blick”, ka thënë se nuk do të ndalet, derisa një ditë do të veshë fanellën e klubit katalanas.

“Dua të vazhdoj hap pas hapi. Në të ardhmen dua të luajë për Barcelonën. Gjithmonë kam thënë se ky është qëllimi im dhe nuk do të ndalem derisa ta arrij atë”, tha thënë Zhegrova.

Edoni po kalon një formë të mirë me klubin e tij zviceran, Basel, i cili në këtë sezon ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Ai gjithashtu foli edhe për klubin e tij, duke thënë se aktualisht ata janë ekipi më i mirë në Zvicër.

Kujtojmë që 22 vjeçari iu bashkua klubit zviceran në verën e vitit të kaluar, i cili u transferua nga skuadra belge, Genk, për shumën e 3 milionë eurove.

Basel-i aktualisht renditet në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Zvicrës, me 31 pikë, gjashtë më pak se Zurich i vendit të parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore